RTSH Sport Live

Chelsea dhe humbja me WBA, Tuchel:  Të gjithë fajtorë

  • 03/04/2021
  • |
  • Angli
Chelsea dhe humbja me WBA, Tuchel:  Të gjithë fajtorë
Trajneri i bluve të Londrës ka komentuar humbjen 5-2 të pësuar përballë WBA në Stamford Bridge

Thomas Tuchel, trajneri I skuadrës së Chelsea, reagoi në këtë mënyrë për mikrofonët e BBC, pas humbjes së pabesueshme 2-5 kundër WBA në Stamford Bridge:  "Janë dy ndeshje të ndryshme nëse luan njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë dhe njëmbëdhjetë kundër dhjetë . Nuk ka nevojë të pësosh pesë gola edhe nëse je me një lojtar më pak. Ne të gjithë jemi  të përfshirë, nga unë, që kam përgjegjësitë e mia, te lojtarët”.

“Ne nuk ishim në gjendje të përshtateshim me situatën sot, me një lojtar më pak, është një befasi për mua. Ne ishim përpara, po mbronim mirë por më pas bëmë gabime të mëdha dhe u ndëshkuam. Unë pashë dy gabime të mëdha, ne e humbëm topin shumë lehtë, nuk shtymë  mirë përpara dhe u ndëshkuam me karton të kuq. Pas të kuqes ishte e gjitha e pamundur”.

“Unë nuk jam i lumtur,  i donim të tre pikët, por nuk e shfrytëzuam maksimalisht momentin, duke humbur shanse të mira. Ne nuk jemi aq të fortë për të lexuar situatat. Humbjet duhet të na mësojnë diçka, ne mësojmë nga fitoret dhe humbjet, sot ishte një humbje e rëndë, por le të mendojmë për të martën ku mund ta kompensojmë atë".