RTSH Sport Live

Çmimi i Madh i Gjermanisë, kur mungon Marquez!

  • 15/06/2022
  • |
  • Moto GP
Çmimi i Madh i Gjermanisë, kur mungon Marquez!
Ai që do të fitojë, do të shënojë një sukses të vërtetë

Çfarëdo që të ndodhë, për të do të jetë një sukses: Pra ai që do të fitojë Çmimin e Madh të Gjermanisë në MotoGP do të shënojë një sukses të vërtetë sepse - për herë të parë që nga viti 2012, një dekadë e tërë, gara e klasit premier në Sachsenring do të ketë një fitues tjetër përveç Marc Marquez! Me kampionin spanjoll ende jashtë loje për një kohë të gjatë pas një operacioni tjetër në shpatull, mundësia që një pilot tjetër të ngjitet në shkallën më të lartë të podiumit është e padiskutueshme. Të mos harrojmë që Marc ka dominuar në pistën gjermane që kur konkurronte në kategoritë e vogla.

Një fitore në Moto3 në 2010, dy në Moto2 në 2011 e 2012, deri në 8 fitore në MotoGP, bëjnë plot 11 suksese radhazi! Vetëm pandemia e ndali vrullin e Marc, por edhe të të tjerëve, pasi në 2020 Çmimi i Madh i Gjermanisë u anulua. Por këtë radhë gjithçka do të jetë ndryshe, pasi kanibali i Moto Gp është pushim, në fazë rikuperimi. Do të jetë e pamundur që Honda të arrijë një sukses tjetër në Gjermani.

Fabio Quartararo mbërrin në Saksering, pas suksesit të tij të dytë sezonal në Barcelonë duke u ngjitur në kuotën e 147 pikëve. KTM e Suzuki mund të pretendojnë, por sfida e vërtetë do të jetë midis Yamahas e Ducatit. Enea Bastianini dhe Francesco Bagnaia kanë nevojë të madhe për pikë, për të frenuar fitoret e francezit.