RTSH Sport Live

Disiplina, e ashpër me të gjithë

  • 18/11/2022
  • |
  • Futboll Vendi
Disiplina, e ashpër me të gjithë
Gjoba dhe paralajmërime tek Superiorja dhe Kategoria e Parë, dënime në nivele më të ulëta

Komisioni i Disiplinës ka gjobitur dhe ka paralajmëruar përsëri skuadrat në Abissnet Superiore. Kjo për sjellje të gabuar të tifozëve dhe hedhje të sendeve në fushën e lojës, ndërsa Erzeni është gjobitur me 50.000 lekë të rinj, si dhe ka paralajmëruar Vllazninë dhe Tirana. Ndërkohë që me gjobë, kjo në shumën 50.000 lekë të rinj, është gjobitur Lushnja në Kategorinë e Parë. Në Kategorinë e Dytë, zyrtari i KF Vorës, Arbis Vjerdha, është dënuar me 8 ndeshje për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të takimit. Po kështu në Kategorinë e Dytë është dënuar me 12 ndeshje lojtari i Gramshit, Arbër Baku, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, kurse me 8 ndeshje është pezulluar Etrit Nika i Adës për sjellje jo sportive ndaj drejtuesit të takimit. Nuk kanë munguar masat ndëshkimore tek moshat, kurse Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka gjithnjë punë javë pas jave për shkak të problemeve që ka topkëmba në vend.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS, 18 NËNTOR 2022

KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Vllaznia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

KF Tirana, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i KF Vora, Arbis Vjerdha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Gramshi, Arber Baku, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Ada, Etrit Nika, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Shkumbini, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Lojtari i FC Internacional Tirana U19, Envi Bocka, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Internacional Tirana U19, Eldi Pojana, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Internacional Tirana U19, Astjon Sulce, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Internacional Tirana U19, Emanuel Guci, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Akademia e Futbollit U19, Kevin Ducellari, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Akademia e Futbollit U19, Renato Krrashi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Akademia e Futbollit U19, Albi Fishti, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Labëria F.C. Xhuliano Mirani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Labëria F.C. Albano Çaushaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.