RTSH Sport Live

Dominim i Dukatit në Aragon

  • 11/09/2021
  • |
  • Moto GP
Dominim i Dukatit në Aragon
Banjaja dhe Miler nisen nga vendi i parë dhe i dytë

Francesco Bagnaia ka arritur polepozition në përfundim të provave zyrtare të së shtunës, të vlefshme për Çmimin e Madh të Aragon. Piloti italian i Dukatit ka vendosur kohën 1‘46“322, duke thyer rekordin e mëparshëm në Motorland, të mbajtur nga marc marquez. Por dominimi i Ducatit ka vazhduar edhe me pilotin tjetër të tij, Jack Miller, që pikërisht në xhiron e fundit të provave zyrtare, ka arritur të pozicionohet në vendin e dytë të nisjes. Por duket se dy pilotët e Ducatit nuk do ta kenë të lehtë garën të dielën, sepse pas tyre janë dy pilotë tepër të fortë.

Fabio Quartararo do të jetë në vendin e tretë, i ndjekur nga Marc Marquez. Piloti i Yamahas kërkon fitoren për të ruajtur vendin e parë në renditjen e përgjithshme për pilotë, duke shtuar mundësitë për të fituar edhe titullin e parë kampion bote në Moto Gp. Por nuk duhet të harrojë se pas tij është 8 herë kampioni i botës. Mbi të gjitha që spanjolli e ka pistën e tij të preferuar, këtë në Motorland.

Megjithë gjendjen e tij fizike jo në 100%, Marquez do të synojë të tregojë se edhe ai është në luftë për ta fituar këtë garë. Në vijën e tretë janë Martin dhe Aleis Espargaro. 10-shen e më të mirëve e mbyllin Joan Mir, Pol Espargaro, Bastianini e Joan Zarco.