Egnatia dhe Dinamo, në miqësoren e luajtur mes tyre në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” në Pogradec, nuk kanë shkuar më shumë se sa barazimi pa gola, 0-0. Për të dy ekipet kjo ishte miqësorja e tretë në prag të startit të kampionatit, teksa rrogozhinasit në sezonin e dytë radhazi do të gjenden në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa Dinamo do të jetë në Kategorinë e Parë. Egnatia më parë kishte mundur Teutën 1-0 dhe kishte barazuar 0-0 me Vardarin e Shkupit e tani shënon një tjetër barazim pa gola.
Kurse Dinamo e ka barazimin e dytë, kjo pas rezultatit 1-1 me Partizanin dhe fitores 4-1 me Pogradecin. Në përgjithësi, ndoshta ndikuar dhe nga temperaturat e larta, ka qenë një ndeshje pa shumë raste shënimi. Madje, duke ruajtur dhe formacionet me të cilat do të luajnë në sezonin e ri, si Tetova, ashtu dhe Dede, kanë bërë pak zëvendësime.
Të dyja skuadrat do të vijojnë të kenë të tjera miqësore, ndoshta Egnatia dhe një duke qenë se kampionati i Kategorisë Superiore nis më 20 gusht.