RTSH Sport Live

Espargaro tregon muskujt: Askush nuk është në formë më të mirë se unë

  • 20/07/2022
  • |
  • Moto GP
Espargaro tregon muskujt: Askush nuk është në formë më të mirë se unë
Piloti i Aprilia është gati për rifillimin e Kampionatit Botëror

“Pavarësisht se jam 33 vjeç, edhe nëse tingëllon pak keq, mendoj se nuk ka asnjë më të ri se unë në rrjet që është fizikisht më i mirë”. Këto janë fjalët e Aleix Espargaro në një intervistë me gazetarin Nico Abad në kanalin e tij Tëitch. Piloti i Aprilia MotoGp është në formë të shkëlqyer duke gjykuar edhe nga fotot e tij në rrjetet sociale, ku tregon një gjendje fizike të lakmueshme. "Unë jam i fiksuar pas peshës - shton katalanasi - me 180 cm dhe 65 kg motorri përshpejton shumë. Dhe kjo më jep një avantazh".

Fitnesi është gjithmonë i rëndësishëm për një pilot, por Espargaro nënvizon këtë aspekt: ​​"Me ekuilibrin që ekziston sot në MotoGP, pesha është shumë e rëndësishme. Çdo 3 kg humbet 1 HP. Mendoj se të ndjekësh një dietë të shëndetshme, është e detyrueshme për të gjithë. Dhe nëse je një sportist elitar, është edhe më shumë. Vë re se kur nuk ha mirë, nuk kam energji. Në mëngjes ha gjithmonë tërshërë me fruta të kuqe dhe banane. Dhe pastaj në mesditë një pjatë me oriz të bardhë. Dhe në mbrëmje, pulë me disa perime. Nëse ngarkoj me karbohidrate për drekë, ha proteina në darkë”.