RTSH Sport Live

Euroliga në RTSH: Bolonja bie në shtëpi përballë Baskonias

  • 12/04/2024
  • |
  • Basketboll
Euroliga në RTSH: Bolonja bie në shtëpi përballë Baskonias
Humbje për skuadrën italiane 95-91 në Segafredo Arena, përfundon sezonin i rregullt

Veprimtaria më prestigjioze e basketbollit kontinental të klubeve, Euroliga ka mbërritur në fundin e sezonit të rregullt. Në ekranin e Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptarështë sjellë një “finale” e javës së 34-t, ajo mes Virtus Bolonja dhe Baskonia.

Skuadra italiane, Virtus Bolonja u rrëzua në Segafredo Arena kundër Baskonias, e cila mbizotëroi 95-91 dhe rrëmbeu vendin e tetë. Pjesa e parë, e mirë për skuadrën e Banchi (53-44), me Lundberg dhe Hackett që thanë fjalën e tyre.

Në pjesën e dytë, baskët u kthyen dhe përmbysën gjithçka, të udhëhequr nga Hoëard (34 pikë). Virtus përfundon në vendin e dhjetë, që shkon në play-in ku e pret Efes. Baskonia në vendin e tetë, duke siguruar play-in kundër Maccabi.