RTSH Sport Live

Fabricio akuzon Mark Markez

  • 29/09/2021
  • |
  • Moto GP
Fabricio akuzon Mark Markez
”Ai është një shembull i keq për pilotët e rinj”

Bota e motoçiklizmit është ende e shokuar pas tragjedisë së fundjavës së kaluar në Jerez, gjë që ka nxitur një debat të tërë rreth sigurisë në pista.  As fjalët e Michael Fabrizio nuk kanë kaluar pa u vënë re, të cilat kanë ngritur polemika në rrjetet sociale. Italiani njoftoi në profilin e tij në Facebook se nuk do të garonte të dielën. Një vendim i papritur që ai e përcaktoi si një shfaqje respekti "për jetën njerëzore" dhe si një protestë ndaj Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit (FIM) të cilën ai e akuzon se "nuk luan një rol mbrojtës ndaj jetës, por thjesht preferon biznesin! ".

Por ai vuri në dukje edhe rolin e Marc Márquez, të cilin brezat e rinj po e marrin si referencë. Por ai është një shembull i gabuar për ata, sepse ata po imitojnë mënyrën e rrezikshme të garimit që ai bën. "Valentino Rossi vite më parë, kur Márquez hyri në MotoGP, e kritikoi spanjollin për manovrat e tij 'të gabuara' në garë. Edhe ne duhet të pajtoheni me atë çka ka thënë Rossi. Marc është bërë një pikë referimi. Këta të rinj imitojnë bëmat e tij – tha Fabrizio. Por Jorge Martínez 'Aspar', një nga referencat më të mëdha në këtë sport në Spanjë, hodhi poshtë fjalët e 37-vjeçarit italian duke i quajtur si "të turpshme".

Ai nuk heziton të mbrojë figurën e pilotit të Repsol Honda: "Marc Márquez është një referencë botërore në gjithçka. Uroj që të ketë më shumë pilotë si Marc sepse ai ka treguar seriozitet, uri dhe agresivitet për fitore. Ai është një pilot model. Të gjithë fëmijët do të donin të ishin si Marc Márquez. Sinqerisht, është e turpshme që një pilot ta thotë këtë për Marc".