RTSH Sport Live

Gëzimi i Klopp:  Nga asgjë në Champions, dukej e pamundur

  • 24/05/2021
  • |
  • Angli
Gëzimi i Klopp:  Nga asgjë në Champions, dukej e pamundur
“Të dalësh në vend të tretë, në këtë mënyrë,  është një mësim i mirë për jetën”

Liverpooli i Jurgen Klopp më në fund ia doli: do të jetë Champions League! Trajneri i Reds, i intervistuar pas 2-0 në Crystal Palace i cili i dha atij vendin e tretë në renditje, komentoi për objektivin e arritur: "Është një gjë e mrekullueshme. Nëse dikush do të më kishte thënë pesë, gjashtë, tetë ose dhjetë javë më parë, vendi i tretë do të dukej jashtë mundësive. Edhe në kohë të mira, në fakt, nuk ishte në rregull dhe gjithnjë ndodhte diçka. Dëmtimet na ndiqnin gjatë gjithë vitit, ishte vërtet e vështirë. Të dalësh në vend të tretë, në këtë mënyrë,  është një mësim i mirë për jetën. Nuk mund të isha më i lumtur. Nga asgjë në Champions League brenda pesë javësh, është një rezultat i shkëlqyer".

Klopp për largimin e Ëijnaldum – “Ai erdhi si një nga më të mirët, largohet si një lojtar i klasit botëror dhe një legjendë e Liverpool. Është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe një person edhe më i mire”. Fjalët dhe mendimet e Jurgen Klopp, menaxherit të Liverpoolit i cili pas ndeshjes së fundit të sezonit përshëndeti Georginio Ëijnaldum, mesfushorin holandez i cili do të largohet nga Liverpool këtë verë me skadimin e kontratës së tij.

“Është një moment emocionues, personalisht unë humbas një mik dhe do të na marrë malli për të, por në futboll këto janë gjëra që ndodhin," tha Klopp.