RTSH Sport Live

GP Teruel, Rossi përsëri jashtë, Yamaha vetëm me Viñales

  • 21/10/2020
  • |
  • Moto GP
GP Teruel, Rossi përsëri jashtë, Yamaha vetëm me Viñales

Valentino Rossi nuk do të jetë as në Çmimin e Madh të Teruel në Spanjë. Kjo u konfirmua nga ekipi i Monster Energy Yamaha MotoGP në një shënim ku thekson se vetëm Maverick Viñales do të garojë në MotorLand Aragon. “Ai është ende duke u rikuperuar nga infeksioni Covid-19 dhe nuk do të jetë i pranishëm në Grand Prix Teruel. Yamaha Motor Co., Ltd. dhe Monster Energy Yamaha MotoGP njoftuan të Dielën 18 tetor se kanë vendosur të mos përfshijnë një pilot zëvendësues për të zëvendësuar Rossi në GP të kësaj fundjave”, thuhet në deklaratën zyrtare.