RTSH Sport Live

GP Valencia, Valentino Rossi: Nuk po më dëgjojnë

  • 14/11/2020
  • |
  • Moto GP
GP Valencia, Valentino Rossi: Nuk po më dëgjojnë

Është një Valentino Rossi ndryshe nga ai që të gjithë prisnin në këtë fundjavë në Moto GP. Një pozicion aspak premtues në nisje për garën e radhës, atë që do të zhvillohet të dielën në Valencia. Dëshira për të prishur mallkimin “zero” radhazi është e madhe, por motori nuk u përgjigjet kërkesave të tij. “Duhet një punë serioze, për të përmirësuar këtë motor. Nuk është hera e parë që një pilot me një motor të vjetër është më i shpejtë se ata me M1”.

“Unë nuk po përpiqem të them se aktuali është më i keq se ai i vitit 2019, por janë shumë të ngjashëm dhe ne nuk arritëm të bënim përpara ashtu siç donim. Nuk e di nëse teknikët e Yamaha po më dëgjojnë, fakt është që nuk kemi qenë në gjendje të përmirësojmë motorrin”, është komenti i Rossi, i cili nuk është kursyer në polemika me skuderinë japoneze.

“Morbidelli? Piloton shumë mirë dhe është në formë të shkëlqyer. E ka motorrin gjithmonë nën kontroll dhe arrin të shkojë në kthesë me një shpejtësi të madhe”.