RTSH Sport Live

Graham Potter është trajneri i ri i Chelsea

  • 08/09/2022
  • |
  • Angli
Graham Potter është trajneri i ri i Chelsea
Ish-trajneri i Brighton do të zërë vendin e Thomas Tuchel të larguar vetëm një ditë më pare

Një epokë e re sapo ka filluar, Graham Potter është zyrtarisht trajneri i ri i Chelseat. Këtë e ka bërë të ditur klubi londinez, I cili vetëm një ditë më parë largoi në mënyrë sensacionale Thomas Tuchel. Në vizionin e pronarit të ri amerikan Boehly, humbja 1-0 ndaj Dinamo Zagrebit në debutimin e Champions League ishte vendimtare. Potter lidhet me Chelsea për pesë vjet.

Potter zbarkon në Stamford Bridge mbi krahët e entuziazmit: në vitin e tij të katërt si trajner në Angli, ai e udhëhoqi Brighton-in në pozicionin më të lartë në historinë e tij (vendi i 9-të në Premier League vitin e kaluar), duke konfirmuar gjendjen e formës së mirë të skuadrës edhe në këtë sezon.

Trajneri i ri i bluve në fakt, e lë Brightonin në vendin e katërt me tri pikë më shumë se Chelsea. Në Londër Potter do të takohet me Marc Cucurella, i cili u transferua nga Brighton te Chelsea këtë verë për shifrën monstruoze prej 65 milionë euro plus bonus.