RTSH Sport Live

Haaland shënon, City mahnit: 3-0 në fushën e Wolverhampton

  • 17/09/2022
  • |
  • Angli
Haaland shënon, City mahnit: 3-0 në fushën e Wolverhampton
Qytetarët fitojnë me përpjekje minimale ndaj Wolves, në dhjetë pas gjysmë ore lojë

Dita e parë e Premierl League pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, e nderuar me duartrokitje të zhurmshme në të 70', shpërblen Manchester Cityn: Grealish hap rezultatin pas pesëdhjetë e pesë sekondash kundër Wolverhampton, Haaland (15') dhe Foden (68') përfundojnë në finalen 3-0. Numrat rekord për norvegjezin: 11 gola në 7 ndeshje të ligës. Guardiola rikthehet për të fituar në Premier League, dy javë pas barazimit ndaj Aston Villas.

Shumë ndryshime dhe pak emocione në finale, me rezultatin që nuk ndryshon. Manchester City, i cili kishte barazuar para ndalesës së detyruar për zinë mbretërore, i rikthehet suksesit në Wolverhampton dhe në krye të tabelës, në pritje të Arsenalit.