RTSH Sport Live

Harry Kane del hapur:  Ndoshta me 116 milion ata do të më shesin

  • 20/05/2021
  • |
  • Angli
Harry Kane del hapur:  Ndoshta me 116 milion ata do të më shesin
Sulmuesi i Tottenham i ka idetë e qarta, dëshiron të bëhet më i miri, kërkon kushtet e duhura

Nuk është më një mister: Harry Kane dëshiron të largohet nga Tottenham. Dhe në rast se qëllimi nuk është i qartë, sulmuesi shpjegoi arsyet e tij në një bisedë me Gary Neville për Skybet: "Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Ndoshta Levy do të dëshirojë të më shesë, nëse vjen një ofertë prej 100 milion paund. Shpresoj që marrëdhënia jonë të jetë e mirë : unë kam qenë në këtë klub për 16 vjet, kështu që shpresoj se do të bëjmë një bisedë të sinqertë dhe do të kuptojmë se çfarë do të ndodhë më tej”.

“Nuk dua ta përfundoj karrierën time me keqardhje, dua të jem lojtari më i mirë i mundshëm. Ndjej se mund të kem një karrierë tjetër përpara, mund të luaj edhe 7-8 vjet dhe nuk po ngutem. Ndihem sikur mund të jem më i mirë sesa kam qenë deri më tani, mund të prodhoj numra më të mirë. Nuk kam frikë të them se dua të jem më i forti dhe se do të doja të arrija nivelet e arritura nga Messi dhe Ronaldo. Objektivi im është të fitoj trofe çdo vit, të shënoj 50, 60, 70 gola në sezon".