RTSH Sport Live

Honda ende larg Ducati-t

  • 14/03/2023
  • |
  • Moto GP
Honda ende larg Ducati-t
Puig pranon se kanë ende shumë punë për të bërë

Honda është e detyruar të përmirësohet. Skuadra e krahut të artë vazhdon të vuajë krizën më të madhe në historinë e vet, dhe, megjithëse është bërë shumë punë këtë dimër, motori ende nuk përshatet me Marc Márquez. Kampioni kërkoi nga skuadra ndryshime të tjera në motorin e tij, por pas testeve të Portimaos, ndjesitë ishin sërish të ngjashme.

Drejtuesit e skuadrës japoneze kanë shtagnuar. Sipas fjalëve të vetë pilotit, janë vënë shumë pjesë të reja, që duhen provur ende dhe deri tani ka pak përfitime. Fabrika më e suksesshme në MotoGP vazhdon të përjetojë një situatë kritike dy javë para fillimit të Botërorit, larg rivalëve të saj, ende pa gjetur rrugën e duhur dhe me shpresën se përmirësimet do të vijnë gjatë vitit.

Dhe Marc duhet të "përpiqet të përfitojë sa më shumë nga situata", ndërsa Honda por kërkon të bëjë gjithçka nevojitet për të dalë nga situata dhe për të krijuar motorin që do ta çojë Marquez drejt titullit. Aktualisht motorët Honda janë 0.7 sekonda prapa Ducatit, që është shumë superior. “Ende nuk mund të themi se kemi gjetur motorin që kërkonim.

Kemi punë për të bërë, ky është realiteti”, shpjegon Puig, menaxheri i Hondës, i vetëdijshëm se mbetet ende shumë për t'u përmirësuar në motorin e tyre. Por duhet thënë se Honda ka kaluar tre vjet në situatë tepër të vështirë dhe koha po ecën kundër saj. Marc Márquez përfundon kontratën e tij në 2024 dhe dëshiron të vazhdojë të luftojë për titullin botëror. E pa një motor konkurrues, rritet presioni për skuadrën japoneze. B.K.