RTSH Sport Live

Italia nuk shkëlqen, por… gjen fitoren

  • 26/03/2023
  • |
  • Futboll Bota
Italia nuk shkëlqen, por… gjen fitoren
Të besuarit e Mancinit mundën Maltën me rezultatin 2-0, me golat e Retegui dhe Pessina

Italia mundi Maltën 2-0 në ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2024 dhe gjen kështu fitoren e parë të vitit 2023, duke u bashkuar me Maqedoninë e Veriut në vendin e dytë në Grupin C. Ndeshja u vendos që në pjesën e parë me golat e Retegui (15'), me golin e dytë në dy paraqitje për të kaltërit, dhe Pessina (27').

Në pjesën e dytë, italianët rrezikuan pak, por u munduan të krijonin mundësi për të përmbyllur rezultatin dhe në fund u kënaqën me një fitore thelbësore, edhe pse jo bindëse. Ndjekja e Anglisë do të nisë sërish në shtator me ndeshjen ndaj maqedonasve, ndërkohë që ka ende shumë punë për të bërë.