James Rodriguez ka rilindur. Ish-lojtari i Real Madridit, magjepsës në Kupën e Amerikës me Kolumbinë, duke fituar titullin MVP me 6 asistime dhe 1 gol, e ka rikthyer veten në skenën ndërkombëtare dhe tani do të donte të rikthehej në Evropë pasi luajti sezonin e kaluar në Brazil me Sao Paulo.
Siç raportohet në mediat italiane, disa ndërmjetës po e ofrojnë atë në skuadra të ndryshme në Evropë, përfshirë Betis Sevilla dhe Porto (do të ishte një rikthim). Gjithashtu ata kanë trokitur edhe në derën e Lazios dhe atë të Napolit.