RTSH Sport Live

Kakà, nga futbolli në atletikë: maratona e tij e parë në Berlin

  • 23/09/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Kakà, nga futbolli në atletikë: maratona e tij e parë në Berlin
Braziliani gati të provojë në 42.195 km, synoni të qëndrojë nën 3 orë e 40 minuta

Në fushat e futbollit ai ishte një fenomen, jo vetëm nga pikëpamja teknike pasi kishte aftësi të jashtëzakonshme edhe në aspektin atletik. Sot, në moshën 40-vjeçare, ish-kampioni i Milanit, Ricardo Izecson dos Santos Leite, thjesht Kaká, ka vendosur të provojë veten në maratonë. Braziliani po përgatitet të vrapojë 42,195 km në Berlin.

Takimi të dielën, në provën ikonë dhe shumë të shpejtë gjermane, me një synim të respektueshëm, për të qëndruar nën 3 orë e 40 minuta, mesatarisht pak më shumë se pesë minuta për kilometer. “Ajo që sjell nga sporti profesionist është më shumë se çdo gjë tjetër, mentaliteti. Trupi im ishte mësuar me lëvizje të tjera”, tha Kaká. “Kjo është një maratonë në një qytet shumë të bukur, një atmosferë e mire”.