RTSH Sport Live

Kategoria e Parë: Besëlidhja mund Dinamon, Elbasani merr pikën e parë

  • 21/03/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Kategoria e Parë: Besëlidhja mund Dinamon, Elbasani merr pikën e parë
Janë luajtur sot tri ndeshje të Kategorisë së Parë: dy në grupin A dhe një në Grupin B

Janë zhvilluar sot tri ndeshje të Kategorisë së Parë: dy në Grupin A dhe një në Grupin B. Në Grupin A, Besëlidhja ka arritur të mposhtë Dinamon me rezultatin 4-3, duke i mohuar kështu ngjitjen në vendin e parë në klasifikim, që tashmë është pronë e Burrelit. Kryeqytetasit shënuan të parët me Da Silva në minutën e 8-të të takimit, por në fundin e pjesës së parë vendasit vendosën barazpeshën me golin e Dibrës.

Në pjesën e dytë dinamovitët arritën të shënojnë dy herë, me Boxhi dhe Jiva, duke krijuar iluzionin e një fitorja të parakohshme. Besëlidhja, gjithsesi arriti të bëjë përmbysjen e madhë duke shënuar tre gola, me Pergjoni, Hoxha , Danaj, duke siguruar kështu fitoren 4-3.

Në sfidën tjetër të këtij grupi, Vora ka arritur të marrë një fitore 1-0 përballë Veleçikut. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë nga një gol i Deliallisit 69’.

Në Grupin B, në sfidën mes Elbasanit dhe Turbinës, gjithçka është mbyllur në barazim 0-0. Me këtë barazim, skuadra e Elbasanit ka marrë pikën e parë në këtë sezon.

KATEGORIA E PARË

Rezultatet/Grupi A

BESËLIDHJA-DINAMO 4-3

Golat: Dibra 44′, Pergjoni 78′, Hoxha 74′, Danaj 93’/ Da Silva 8′, Boxhi 63′, Jiva 71′

VORA-VELEÇIKU  1-0

Golat: Deliallisti 69

RENDITJA/GRUPI A

Rezultatet/Grupi B

ELBASANI-TURBINA  0-0

RENDITJA/GRUPI B