Java e 15-të e Kategorisë së Parë do të luhet e ndarë në tre ditë. Të shtunën në orën 13:30 në “Roza Haxhiu” do të luhet sfida Lushnja-Apolonia. Një nga sfidat më interesante të kësaj jave, që vë përballë dy rivalë të vjetër, derbi i Myzeqesë do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH.
Të dielën do të luhen 4 takime të tjera të kësaj jave. Në fushë do të zbresin tre skuadrat e kreut, që synojnë ngjitjen direkte në elitën e futbollit shqiptar.
Flamurtari do të presë në shtëpi Kukësin, ndërsa Vora do të luajë në transfertë kundër Valbonës. Kastrioti-Besa është një sfidë që premton spektakël, ndërsa Korabi do të presë në shtëpi Erzenin. Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 13:30.
Java e 15-të e Kategorisë së Parë do të mbyllet të hënën me ndeshjen Pogradeci-Burreli, që do të transmetohet në RTSH në orën 13:30.