Janë luajtur ditën e sotme dy takime në Kategorinë e Parë, që kanë mbyllur ndeshjet e javës së 17-të të këtij turneu. Vora nuk gabon në shtëpi dhe mposht me rezultatin 3-1 Luzin, duke marrë tre pikë të rëndësishme që e ngjisin në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit në kuotën e 33 pikëve.
Skuadra e Arbrit mbyll pjesën e parë në avantazh falë golit të shënuar nga Prenga. Luzi barazon shifrat me Trenin në pjesën e dytë, por Vora reagon menjëherë me Xhabrahimin, që shënon golin e dytë. Sulmuesi 27-vjeçar shënon edhe golin e dytë personal pak minuta më vonë, duke vulosur fitoren 3-1 të Vorës.
Nuk ka fitues dhe gola në ndeshjen tjetër të ditës, pasi Besa dhe Burreli janë ndarë në barazim të bardhë 0-0. Skuadrat ndajnë nga një pikë, por vazhdojnë të qëndrojnë në zonën e ftohtë që të zbret një kategori më poshtë.
Kategoria e Parë – Java e 17-të
Vora-Luzi 3-1
Besa-Burreli 0-0