RTSH Sport Live

Klop, kundër formatit të ri të Champions: Ide e keqe

  • 13/05/2022
  • |
  • Angli
Klop, kundër formatit të ri të Champions: Ide e keqe
Trajneri gjerman ka folur në prag të finales së FA Cup me Chelsea

Në fillim të sezonit FA Cup nuk ishte në krye të mendimeve të Jurgen Klopp, por tani që Liverpool ka shansin për ta fituar atë, nuk duan ta lënë atë të ikë. Finalja e nesërme me Chelsean, “është një ndeshje e veçantë, ne duam ta shijojmë dhe t'u japim një gëzim tifozëve tanë. Do të jetë një ndeshje krejtësisht ndryshe nga gjysmëfinalja me City, Chelsea është një ekip i stërvitur mirë, me një sistem loje si të tjerët, por me një nivel të ndryshëm, janë shumë të organizuar në mbrojtje dhe në sulm kanë shume talente. Finalja e Kupës së Ligës? Ne nuk e mundëm Chelsean, ne fituam me penallti, që është ndryshe. Pa fat nu keni asnjë shans dhe atë ditë fati ishte në anën tonë. Ishte një lojë e vështirë, presim të njëjtën gjë nesër. Të dyja skuadrat do të japin gjithçka që kanë”.

“Është e qartë se kur fillon një udhëtim, nuk mund t'i kesh të gjitha - nënvizon Klopp - Ne nuk kishim ekipin për të shkuar në fund në të gjitha frontet, kemi bërë shumë ndryshime në ndeshjet e FA Cup dhe të Kupës së Ligës. Kur fillon sezonin, gjëja më e rëndësishme është të kualifikohesh në Champions League, sepse të jep burimet për të hedhur hapin tjetër”.

Sërish ish-trajneri i Mainzit dhe Borussia Dortmundit: "Nuk është se nuk donim të dilnim në finale, por nuk kishim mjete. As nuk mendoj se ishim shumë me fat me barazimet, por tani që ne jemi këtu, duam ta fitojmë këtë kupë me çdo kusht. Është kupa kombëtare më e rëndësishme në botë”. Nga Klopp edhe një deklaratë për formatin e ri të Champions League: “Kur ka më shumë ndeshje është gjithmonë një ide e keqe, e kam thënë shumë herë, por askujt nuk i intereson”.