RTSH Sport Live

Krasniqi e ka me Gjicin: Më i miri i Kukësit nuk gjen vend tek Erzeni

  • 19/09/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Krasniqi e ka me Gjicin: Më i miri i Kukësit nuk gjen vend tek Erzeni
Kapiteni i Erzenit, Gëzim Krasniqi i pranishëm në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH

Kapiteni i Erzenit, Gëzim Krasniqi ka komentuar ecurinë e shijakasve në këto javë të para të “Abissnet Superiore”, ku pas pesë javësh janë në vendin e dytë në klasifikim me 11 pikë, por mbi të gjitha nuk kanë pësuar asnjë gol. I pranishëm në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH, kapiteni i shijakasve, që ka ndjekur nga afër ndeshjen Kukësi-Partizani, nuk ka kursyer dhe batutat ndaj presidentit të verilindorëve.

“Kukësi? Dëgjova atë intervistën e presidentit Gjici, që thoshte: sa mer një lojtar i Kukësit nuk mer i gjithë Erzeni. Por unë i them se lojtari më i mirë i Kukësit, me atë që pashë në ndeshjen me Partizanin, nuk luan titullar tek Erzeni”.

“Shumë janë befasuar, por falë përkushtimit që kemi patur, ia dolëm mbanë. Jemi një grup shumë i mirë, kemi harmoni”.

“Në këto pesë javë kjo ishte ndeshja që e kishim pak frikë. Duke u nisur nga situate që po kalon Laçi, mendonim se do kërkonin rikthimin dhe se do ishte e vështirë. Ne morëm masat tona, sidomos në goditjet standarte. Kishim dhe problem fizike, një ditë para ndeshjes unë dhe Sadiku ishim në spital, morëm serum. Edhe në ndeshje gjatë pjesës së parë ishim dobët, ndërsa në pjesën e dytë sikur rilindëm”.