RTSH Sport Live

Kristiano Ronaldo, i motivuar: Si herën e parë

  • 10/06/2021
  • |
  • Futboll Bota
Kristiano Ronaldo, i motivuar: Si herën e parë
"Ne jemi kampionët në fuqi dhe përsëri jemi ndër kandidatët për fitoren finale"

Kristiano Ronaldo është gjithmonë i karikuar dhe i uritur për fitore. "Unë kam motivime të mëdha, ashtu si në vitin 2004: do të luaj këtë Kampionat Europian sikur të ishte i pari", deklaroi ylli i Portugalisë. "Nuk ia vlen të bësh premtime ose parashikime - shpjegoi CR7 gjatë intervistës -. Por ne do të luajmë çdo ndeshje për të fituar".

"Ne jemi kampionë në fuqi dhe përsëri jemi ndër kandidatët për fitoren finale, edhe nëse ka shumë ndeshje të vështira dhe ne respektojmë çdo kombëtar", shtoi CR7 duke treguar dëshirën e zakonshme për të shënuar rekorde dhe gola.

Nga një këndvështrim personal, në fund të fundit, Cristiano tani është në nivelin e 104 golave me fanellën e Portugalisë, vetëm 5 gola larg nga rekordi i Ali Daei, mbajtës rekord absolut me 109 gola. Dhe kjo nuk është e gjitha. Duke shënuar edhe vetëm një gol në Euro 2020, CR7 do të bëhej mbreti i sulmuesve të të gjitha kohërave në historinë Europiane (aktualisht ai ka 9 gola si Platini).