RTSH Sport Live

KTM i beson sërish Pedrozës

  • 24/08/2021
  • |
  • Moto GP
KTM i beson sërish Pedrozës
Spanjolli do të garojë edhe në Çmimin e Madh të San Marinos

Rikthimi në garë i Dani Pedrozës pas tre vitesh, ka emocionuar të gjithë apasionurit e Moto Gp. Një rikthim sa emocionues aq edhe i frikshëm, pas atij aksidenti në të cilin u përfshi spanjolli në xhirot e para të Çmimit të madh të Stirias. Zgjati vetëm pak kilometra gara për Pedrozën por ai do të rikthehet sërish në Çmimin e Madh të San marinos, në Rivierën e Riminit që do të zhvillohet në fundjavën 17-19 shtator, në të cilën do të marrë pjesë me KTM e tij eksperimentale.

Sigurisht që ky vendim nuk ishte një tekë e pilotit, por një dëshirë e shtëpisë austriake. Skuadra e KTM ka bërë ndryshime të mëdha në motor, të cilat duhen provuar në garë, për t’u vlerësuar nëse janë bërë mirë apo keq. Ktm RC16 po përmirësohet shumë dhe rezultatet e mira në dy sezonet e fundit e tregojnë këtë.

Tani mungon vetëm shtytja e fundit për të qenë midis më të mirëve, por duket se puna e madhe që ka bërë skuadra austriake dhe piloti-kolaudator numri 26, po sjellin frutet.