RTSH Sport Live

Kuartararo, i sigurt drejt titullit në Moto GP

  • 09/09/2021
  • |
  • Moto GP
Kuartararo, i sigurt drejt titullit në Moto GP
Mir nuk beson se mund të përmbysë diferencën prej 65 pikësh me francezin

Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ka dënuar Korenë e Veriut për mosparaqitjen e tyre në Lojërat Olimpike të Tokios. IOC ka pezulluar Komitetin e tyre Olimpik Kombëtar deri në fund të vitit 2022, - ka njoftuar presidenti i IOC, Thomas Bach. Ky pezullim përfshin edhe mospjesëmarrjen e Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore të ardhshme të Pekinit.

"Republika Popullore e Koresë së Veriut ishte e vetmja që nuk mori pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Bordi ekzekutiv i IOC vendosi të pezullojë Komitetin Olimpik të këtij shteti deri në fund të vitit 2022, si rezultat i këtij vendimi të njëanshëm," tha Bach për një konferencë për shtyp. Koreja e Veriut ishte e vetmja nga mbi 200 Komitete Olimpike që nuk morën pjesë në Lojërat e vonuara të vitit 2020 në Japoni, dhe si rezultat ajo ka thyer rregullat e Kartës Olimpike.

Refuzimi i tyre erdhi pasi hodhën poshtë të gjitha propozimet e IOC mbi protokollet e sigurisë së koronavirusit. Bach tha se nëse një atlet i Koresë së Veriut kualifikohet për në Pekin, IOC do të marrë "një vendim të përshtatshëm në kohën e duhur".

Me pezullimin vjen bllokimi i përhershëm i mbështetjes së IOC e cila ishte ndaluar për shkak të sanksioneve ndërkombëtare. Dhe shteti i varfër i izoluar i cili garoi në Lojërat e fundit Dimërore të mbajtura përtej kufirit Korean në Pyeongchang në 2018 do të humbasë çdo ndihmë nga IOC gjatë pezullimit.