RTSH Sport Live

Kukësi, Longo: Jemi më të fortë se më parë

  • 18/10/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Kukësi, Longo: Jemi më të fortë se më parë
Trajneri i Kukësit, Diego Longo në një prononcim në “Rubrika Sportive” në RTSH

Trajneri i Kukësit, Diego Longo, i pranishëm në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH ka shpalosur një panoramë të skuadrës verilindore, që në ndeshjen e fundit arriti të marrë një barazim 1-1 përballë skuadrës së Partizanit.

“Nuk mund të bëj krahasim me të shkuarën, mund të them se jam me fat që kam një grup të tillë, shumë të motivuar. Ka forcë dhe kompaktësia, brenda dhe jashtë fushës. Pashë një pjesë të parë të dominuar, me dy mundësi të pastra për të shënuar. U goditëm në një moment, patëm fuqi për të barazuar, mund të shënonim dhe një tjetër. Situata te Partizani? Mendoj se është një skuadër shumë e fortë, jam i bindur që do të rikthehet”

“Loja e bukur dhe rezultatet janë të lidhura me njëra tjetrën. Gjithsesi, duhet të përshtatesh me lojtarët që ke në dispozicion. Ekuilibri është gjëja më e rëndësishme. Mendojmë për fazën ofensive, nuk është e lehtë të ruajmë ekuilibrin, por po punojmë. Gjërat janë përmirësuar brenda grupit, jemi më të fortë se më parë”.

“Vllaznia-Dinamo? Pashë pjesën e parë, e njoh mjaft mirë Vllazninë, nuk më habit ky rezultat. Nuk e them për nivelin e Dinamos, por Vllaznia ka luftuar në sezonin e kaluar për fitimin e titullit. Kur të gjen hapur, të bën dëm. Dinamos i duhet kohë, pasi në sezonin e kaluar ka luajtur në kategorinë e parë”.

“Tirana është skuadra më e balancuar, ndërsa Vllaznia është skuadra më e rrezikshme në fazën sulmuese”.