RTSH Sport Live

Kukësi, Longo ka “recetën” si të mundë Tiranën

  • 21/11/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Kukësi, Longo ka “recetën” si të mundë Tiranën
Tekniku italian: Duhet ekulibër, dëshirë dhe të jemi të këqinj

Frikë ose presion, jo, për trajnerin e Kukësit Diego Longo nuk ekziston një fjalë e tillë. Në javnë e 9-të të Kategorisë Superiore skuadra verilindore do të ketë një përballje të vështirë ndaj Tiranës. Kundër bardhebluve nuk lejohet asnjë hap fals për të mos parë arratisjen e Tiranës që ndodhet 6 pikë larg. Tekniku italian i bën një lloj analize kundërshtarit.

“Është kundërshtar i vështirë, ndodhen në vendin e parë dhe duhet të them se është skuadra për tu mundur, jemi gati të përballemi dhe të japim më të mirën ashtu siç kemi bërë me skuadrat që kemi luajtur. Asnje presion, mësuam që Teuta barazoi me Skënderbeun dhe tani që ende nuk kemi luajtur ndodhemi në vendin e dytë, mendoj se jemi në një pozicion komod, para 4 javësh askush nuk e mendonte se do ishim në këto pozita, do të luajmë pa presion”.

Pavarësisht se vendi i dytë mund ti duket komod Diego Longos, natyrisht ka edhe recetën si të mund skuadrën e Tiranës

“Si të fitojmë këtë ndeshje? Ekuliber, përqëndrim, dëshirë, të jemi të keqinj atëherë kur duhet. Është një kundërshtar që vështirë ti gjesh një pikë të dobët dhe padyshim që duhet shumë punë për të mundur këtë skuadër dhe duhet ti përgjigjemi me të gjitha forcat tona”.

Diego Longo më pas foli edhe për gjendjen e skuadrës, pavaësisht eleminimit në Kupë dhe humbjen e fundit në kampionat ndaj Skënderbeut, çdo gjë duket pozitive dhe madje mezi po e presin këtë përballje

“Situata në skuadër është e mirë kemi punuar në të gjitha frontet entuziasmi është i madh në një ndeshje të tillë, shumë besim në vetvete dhe aspak presion sepse nuk ka arsye. Më vjen keq që nuk mund të luajmë me tifozët tanë, shpresojmë që ti japim një kënaqësi në këtë ndeshje”.