RTSH Sport Live

Kupa e Shqipërisë, mësohen çiftet gjysmëfinaliste

  • 12/03/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Kupa e Shqipërisë, mësohen çiftet gjysmëfinaliste

Sapo është hedhur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” shorti i fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. 4 skuadrat e mbetura në garë kanë mësuar rivalët e turit gjysmëfinal të turneut të dytë më të rëndësishëm në vend.

Shorti ka dhuruar përballje interesante. Kukësi do të luajë me Tiranën. Sfida e parë do të luhet në Kukës. Ndërsa gjyësmafinalja tjetër është sfida Egnatia-Vllaznia. Ndeshja e parë do të luhet në Rrogozhinë.

Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më datë 3 prill. Ndërsa takimet e dyta ku do të përcaktohen edhe dy skuadrat që do të shkojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohen më datë 24 prill.