RTSH Sport Live

Laçi përforcohet në mesfushë, vjen Klinti Qato

  • 09/06/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Laçi përforcohet në mesfushë, vjen Klinti Qato
Skuadra e Laçit ka prezantuar mesfushorin, i cili së fundmi është aktivizuar në radhët e Tomorit të Beratit

Laçi godet në merkato, duke firmosur me një mesfushorë. Bëhet fjalë për futbollistin Klinti Qato, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Tomorit të Beratit, arriti deri në ndeshjen play off, por pa mundur që të ngjitet në Kategorinë Superiore.

Por mesfushori ka zgjedhur një tjetër rrugë për të provuar Superioren: duke u bashkuar me skuadrën kurbinase. Një lajm i tillë është konfirmuar nga vetë klubi, i cili ka paralajmëruar dhe blerje të tjera në ditët në vazhdim.

Njoftimi i klubit:

Klinti Qato eshte afrimi i dyte ne skuadren tone dhe vjen nga Tomori i Beratit. Qato luan si mesfushor dhe me pare ka qene pjese e Teutes dhe Luftetarit, ne Superiore.

Mire se vjen Klinti! Zyrtarizime te tjera se shpejti...