RTSH Sport Live

Lazio, kualifikim mes drithërimash. Dortmund në vend të parë

  • 08/12/2020
  • |
  • Futboll Bota
Lazio, kualifikim mes drithërimash. Dortmund në vend të parë

Lazio ka arritur të kualifikohet në raundin e 16 më të mirave në Champions League, pasi ka barazuar në ndeshjen e fundit 2-2 përballë Club Brugge, takim i vlefshëm për Grupin F. Një kualifikim me shumë drithërima për të besuarit e trajnerit Simone Inzaghi, të cilët në fundin e ndeshjes mund të ishin ndëshkuar, por u shpëtuan nga traversa. Skuadra italiane arriti të shënojë e para në këtë sfidë me anë të Correa 12’, por vetëm tre minuta më vonë Vormer vendosi barazpeshën pas një pasigurie të portierit Reina. Immobile në minutën e 27-të dërgoi Lazio-n në avantazh nga pika e 11-metërshit, por në minutën e 76-të, pavarësisht inferioritetit numerik(karton i kuq për Sobol) Vanaken ka arritur të vendosë barazpeshën. Në fundin e takimit, një sulm i rrufeshëm i Brugge është ndalur vetëm nga traversa, që ka shpëtuar për mrekulli skuadrën e Lazio-s, që me këtë barazim ka siguruar kualifikimin si e dyta e grupit, ndërsa Club Brugge do të vazhdojë në Europa League.

Në sfidën tjetër të këtij grupi, Dortmund ka marrë një fitore 2-1 në fushën e Zenit, duke blinduar vendin e parë. Vendasit kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Driussi 16’. Skuadra gjermane ka arritur të përmbysë në pjesën e dytë me anë të Piszczek 68’ dhe Witsel 78’. Dortmundi vazhdon për më tej si e para e grupit, ndërsa Zenit ndalet këtu.

RENDITJA/GRUPI F

#

Skuadrat

Nd.

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

Dortmund

6

4

1

1

12

5

+7

13

2

Lazio

6

2

4

0

11

7

+4

10

3

Brugge

6

2

2

2

8

10

-2

8

4

Zenit

6

0

1

5

4

13

-9

1