RTSH Sport Live

LeBron Xhejms gati për “Paris 2024”, SHBA rikthejnë “ekipin e ëndrrave”

  • 12/09/2023
  • |
  • Basketboll
LeBron Xhejms gati për “Paris 2024”, SHBA rikthejnë “ekipin e ëndrrave”

Sipas “The Athletic”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shpalosin “arsenalin” e tyre më të mirë edhe në disiplinën e basketbollit në Lojrat Olimpike “Paris 2024”. Mësohet se ylli i Lakers ka dhënë gadishmërinë e tij për të qenë pjesë e një “ekipi ëndrrash” pasi emri i tij i shtohet prezencës të Stef Kërrit dhe Kevin Durant.

Zhgënjimi i pësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Botërorin e zhvilluar në Filipine, ku u mundën nga Gjermania në gjysëmfinale, duket se ka shërbyer si një motiv për yjet e NBA që të mos përbuzin ftesën e kombëtares.