RTSH Sport Live

Liverpool e City barazojnë, Chelsea e Tottenham fitojnë

  • 03/09/2022
  • |
  • Angli
Liverpool e City barazojnë, Chelsea e Tottenham fitojnë
Gerrard ndal Pep Guardiolën. 0-0 mes Reds dhe Everton, Blutë dhe Tottenham fitojnë

Shumë raste dhe episode të rëndësishme, por derbi mes Evertno dhe Liverpool, që hapi javën e gjashtë të Premier League përfundon pa gol. Në Goodison Park maturohet një 0-0 i vënë disa herë në rrezik nga Toffees dhe Reds, të cilët nuk arrijnë të shënojnë fitoren e tretë radhazi. Në pjesën e parë, dy episode të shkëlqyera, me skuadrat që godasin nga një shtyllë në secilën anë: së pari u takon vendasve që godasin shtyllën me Davies, ndërsa afër intervalit është Núñez që ndalet nga travera. Everton gjen rrugën e rrjetës në minutën e 69-të me anë të Coady, por që anullohet për pozicion jashtë loje, përfundon 0-0.

Manchester City ndalet pas goleadës së mesjavës. Haaland hap ndeshjen me golin e dhjetë në gjashtë ndeshje, por Bailey vendos barazpeshën, një 1-1 shumë i çmuar për Aston Villa.

Chelsea buzëqesh sërish dhe e bën këtë me një përmbysje në derbin e Londrës kundër Ëest Hamit ende në kërkim të formës më të mirë. Bilanci i ndeshjes i cili prishet në minutën e 63-të nga një blic i befasishëm i Antonios, por më pas blutë arrijnë të gjejnë veten duke barazuar me Chilëell në minutën e 77-të, ndërsa në të 88-ën Havertz shënon golin e fitores. Kalojnë vetëm 120 sekonda dhe e paimagjinueshmja ndodh me barazimin e Cornet: por nuk ka mbaruar sepse Var e thërret arbitrin për një faull të lojtarit të Ëest Ham dhe goli anullohet.

Vazhdon marshimi i Tottenhamit, i cili ngrihet sërish pas barazimit të javës së kaluar dhe mbetet në zonat e larta të renditjes. Gabim i Fulhamit që lufton për të gjetur vazhdimësi. Në një nga dy derbet e Londrës sot, janë djemtë e Contes ata që bëjnë lojën dhe shtyjnë për të gjithë pjesën e pare. Përpjekjet konkretizohen në minutat e fundit me Hojbjerg që kalon Spurs në avantazh në minutën e 40-të. Në të 75' vjen goli I Kane, që mbyll ndeshjen. Goli për Fulham nga Mitrovic vjen shumë vonë. Në rikuperim, gol i anulluar për Richarlison.