RTSH Sport Live

Liverpool fundoset, Manchester United buzëqesh

  • 04/02/2023
  • |
  • Angli
Liverpool fundoset, Manchester United buzëqesh
Të kuqtë mposhten  3-0 nga Wolverhampton, formacioni i Ten Hag triumfon 2-1 përballë Crystal Palace

Liverpooli i Jurgen Klopp fundoset, duke pësuar tre gola nga sulmi më i keq i deritanishëm në Premier League, Ëolverhampton, 3-0. Sfida menjëherë shkoi keq, me autogolin e Matip që zhbllokoi sfidën pas gjashtë minutash. Gjashtë të tjera kaluan dhe Ëolves dyfishoi me Daëson. Liverpool reagoi me Darëin Nunez dhe Salah, por është shumë i pasaktë dhe rrezikon shumë në mbrojtje: Alisson shmang të tretin e  Matheus Nunes. Në fillimin e pjesës së dytë, muzika nuk ndryshon, ku Reds humbasin dhe Ëolverhampton mbyll çdo hapësirë. Në minutën e 71-të ishte e rëndë për Klopp, me 3-0 të Ruben Neves me asistimin e Adama Traoré. Liverpool nuk kthehet kurrë në lojë dhe madje Jimenez humbet mundësinë për poker. Përfundon 3-0 për Ëolverhampton, i cili rikthehet dhe kalon në +2 nga zona e rënies me 20 pikë. Klopp zhytet në vendin e dhjetë, duke u ndalur në një lartësi prej 29 pikësh dhe mbyllet në mesin e olé tallëse të “Molineux”.

Vazhdon marshimi i Manchester United, gjithnjë e më shumë forca e tretë e Premier League. Djajtë e Kuq janë tashmë -8 nga Arsenali me një ndeshje më shumë. Ndeshja nisi  me penalltinë e shndërruar nga Bruno Fernandes në minutën e 7-të. Një United sulmues, me Guaita që shmangu golat e Weghorst dhe Rashford, ndërsa Fred pati një shans të madh pas gjysmë ore lojë. Crystal Palace mundi të shihet vetëm në minutën e 40-të, me Richards. Garnacho hyri në lojë në pjesën e dytë dhe ishte menjëherë vendimtar: ishte ai që e nisi aksionin që çoi në golin e dytë të Rashford, të cilit i duhej vetëm të shtynte krosimin e Shaw në rrjetë. United shkoi 2-0 në minutën e 63-të, por Casemiro shkatërroi gjithçka duke u përjashtuar me karton të kuq në një mini-luftë. Kështu Shqiponjat u ringjallën dhe në minutën e e 77-të v arriti të gjejë rrugën e rrjetës duke devijuar goditjen e Richards. 2-1 dhe vendi i tretë i konsoliduar për formacionin e Ten Hag, ndërsa Crystal Palace ndalon në 24 pikë.