RTSH Sport Live

Liverpool i çmendur: shënon Alisson, Champions ende i mundur

  • 16/05/2021
  • |
  • Angli
Liverpool i çmendur: shënon Alisson, Champions ende i mundur
Portieri i Reds shënoi golin e fitores në minutën e 95-të, 2-1 në fushën e West Bromwich Albion

Në javën e 36-të të Premier League, Liverpool vazhdon të besojë në kualifikimin për në Ligën e Kampionëve falë golit të Alisson në minutën e 95-të: 1-2 me kokë nga portieri pas avantazhit të Robson-Kanu dhe barazimit të Salah.

Në shtëpinë e skuadrës së parafundit në klasifikim, me synimin për të besuar në kualifikimin për në Champions League: Liverpool u mundua me çdo mënyrë të fitojë sfidën. Në fund e arriti me një gol tëshënuar nga portieri. Gjithsesi, Reds e fillojnë në mënyrën më të keqetë mundshme  dhe Ëest Bromëich Albion sigurisht që nuk ka zbritur në fushë për shëtitje, pavarësisht rënies në Championship.

Në fakt, brenda çerek ore lojë, skuadra e Klopp ndëshkohet menjëherë. Vendosja e gabuar e vijës mbrojtëse shpërblen arratisjen e Robson-Kanu, i cili, ballë për ballë me Alisson  nuk gabon duke firmosur për 1-0. Gjithsesi, skenari në këtë pikë është i papranueshëm për miqtë, të cilët goditën shtyllën me Firmino dhe barazuan në minutën e 33-të: aksion i gjatë,  Mané prek topin për Salah, i cili gjen golin e barazimit.

Në pjesën e dytë vetë senegalezi sheh një gol të anuluar për një pozicion jashtë loje, por në pjesën e parë i ndodh e njëjta gjë dhe  Bartley, me disa dyshime më shumë. Minutat janë të pakta, megjithatë, gjithnjë e më shumë për miqtë, të cilët provojnë forcën në mënyrë dëshpëruese. Në fund është  Alisson, i cili në mënyrë të jashtëzakonshme gjen golin dhe e dërgon Liverpool-in në -1 nga Chelsea, i katërti në renditje.