RTSH Sport Live

Lorenco Vila: Titulli? Teuta beson deri në fund

  • 21/02/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Lorenco Vila: Titulli? Teuta beson deri në fund
Futbollisti i bregdetarëve, i lumtur për golin ndaj Tiranës, por më shumë për tri pikët

Teuta në këtë javë të 20-të të Kategorisë Superiore ka marrë një fitore të rëndësishme, duke mundur Tiranën me rezultatin 1-0. Gjithçka është vendosur nga një gol i Lorenco Vilës, i cili në një lidhje direkte me “Rubrika Sportive” në RTSH ka deklaruar: “Ia kam marrë dorën Tiranës? i kam shënuar edhe më parë, ndoshta është dhe çështje fati. Më gëzon goli, por tri pikët janë akoma më të rëndësishme”.

“Pas oshilacioneve që kemi treguar, tani kemi më shumë besim. Kemi fituar tri ndeshje radhazi dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu. Që në fillim të sezonit ne kemi besuar te titulli, do të vazhdojmë të besojmë, duke mendusr për ndeshjen e radhës”.

“Ndeshja me Kukësin? Është shumë e rëndësishme, sepse ndeshjet në vazhdim vendosin dhe fatin e sezonit. Do të kërkojmë të marrim tri pikët. E ardhmja? Në Shqipëri mendoj vetëm për Teutën, për një aventurë jashtë e di klubi”.