RTSH Sport Live

Mançester Junajtid, prezantohet Ragnik

  • 29/11/2021
  • |
  • Angli
Mançester Junajtid, prezantohet Ragnik
“Skuadra është plot me talente dhe ka një ekuilibër të madh mes të rinjve dhe atyre me përvojë”

Manchester United ka zyrtarizuar, me një njoftim për shtyp në faqen zyrtare, ardhjen e Ralf Rangnick në stol: një detyrë e përkohshme deri në fund të sezonit. Pas kësaj periudhe, Ralf do të vazhdojë të luajë një rol këshillues edhe për dy vite të tjera. Gjermani rreth një vit më parë ishte pranë Milanit, në rast shkarkimi të Stefano Piolit, i konfirmuar më pas te kuqezinjtë.

Fjalët e para si trajner i Manchester United për Ralf Rangnick: "Jam i emocionuar që bashkohem me Manchester United dhe jam i fokusuar që këtë sezon të jetë një sukses për klubin - tha trajneri gjerman - Skuadra është plot me talente dhe ka një ekuilibër të madh mes të rinjve dhe atyre me përvojë. Të gjitha përpjekjet e mia gjatë gjashtë muajve të ardhshëm do të synojnë t'i ndihmoj këta lojtarë të realizojnë potencialin e tyre, si individualisht dhe mbi të gjitha si ekip. Gjithashtu pres me padurim të mbështes objektivat afatgjata të klubit si konsulent”.