RTSH Sport Live

Manchester City kalon pengesën Southampton, fluturon në +14

  • 10/03/2021
  • |
  • Angli
Manchester City kalon pengesën Southampton, fluturon në +14
Ekipi i Guardiola thyen “Shenjtorët” 5-2 me dopietat e Mahrez e De Bruyne dhe goli i Gundogan. Ward-Prowse dhe Adams shënuan për Southampton

Manchester City performon me një 5-2 kundër Southampton dhe fluturon në +14 ndaj United, i dyti me një ndeshje më pak. Objektivi ishte të ngriheshin menjëherë pas humbjes së dhimbshme në derbin e Mançesterit, dhe u bë. Ndeshja u bë e lehtë menjëherë për Qytetarët, sepse në çerek ore lojë, De Bruyne arrin të gjejë rrugën e rrjetës.

Miqtë përpiqen të përgjigjen me një goditje nga Redmond që Ederson e dërgon në një goditje nga këndi, por pikërisht në këtë moment, skuadra e Hasenhuttl gjen golin e barazimit, sepse Vestergaard fitoi një penallti, që u kthye në gol nga Ward-Prowse 25’.

Gjithsesi, të besuarit e Guardiola nuk ndikohen dhe arrijnë të gjejnë golin e avantazhit në minutën e 40-të me anë të Mahrez, i cili e dërgon topin aty ku nuk mund ta arrijë askush. Kur mendohej se pjesa e parë do të mbyllej në këto kushte, Gundogan thyen të gjitha parashikimet, duke shënuar në limite, 3-1.

Djetë minuta nga fillimi i pjesës së dytë, Mahrez, në një mbrëmje të jashtëzakonshme, arrin të gjejë dhe golin e dytë personal, i katërti për skuadrën e City në këtë sfidë. Adams një minutë më vonë jep përshtypjen se diçka mund të ndryshojë për Southampton me golin e shënuar.

Iluzion i kot, sepse në minutën e 59-të, 'De Bruyne kompleton suksesin e Manchester City, që siglon 5-2 në këtë sfidë.