RTSH Sport Live

Manchester United mund Arsenalin, fundoset Leicester

  • 04/09/2022
  • |
  • Angli
Manchester United mund Arsenalin, fundoset Leicester
Djajtë e Kuq fitues në Old Trafford, 3-1 ndaj Gunners dhe suksesi i katërt radhazi për Ten Hag

Manchester United merr fitoren e katërt radhazi, duke mposhtur Arsenalin: 3-1 dhe i jep fund ecurisë së pamposhtur për Topçinjtë. “Djajtë e Kuq” nisin fuqishëm, të cilët aktivizojnë nga fillimi Antony. Shansi i parë është për Eriksenin, por e majta e tij përfundon në pjesën e jashtme të rrjetës. Topçinjtë përgjigjen dhe Saliba humbet mundësinë nga një pozicion interesant.

Arsenali sheh ti anullohet një gol për shkak të një faulli të Odegard ndaj Eriksen, ndërsa të besuarit e Ten Hag arrijnë të gjejnë golin e avantazhit me anë të Antony në minutën e 35-të. Në pjesën e dytë është Saka që vendos barazpeshën, pikërisht në minutën e 60-të, por 6 minuta më vonë Rashford rikthen Djajtë në avantazh.

Arteta përpiqet të rihapë lojën me një ndryshim të trefishtë, por pëson treshen e Djajve të Kuq: kundërsulm perfekt, me Eriksen që i shërben Rashfordit për një dopietë personale në minutën e 75-të. Ky është suksesi i katërt radhazi për Manchester United, i cili është rikuperuar përfundimisht: ndeshje e shkëlqyer për Eriksen, Rashford dhe Lisandro Martinez.

Vazhdon momenti i artë i Brighton-it, i cili mposht një Leicester në krizën e zezë me një 5-2. Ihenacho zhbllokoi rezultatin duke I dhënë avantazhin formacionit të Rodgers që në minutën e parë, por autogoli i Thomas 10’, vendos barazpeshën. Caicedo 15’ për Brigton dhe Daka 33 për Leicester bëjnë që pjesa e parë të mbyllet në barazim 2-2.

Pjesa e dytë nis me një gol të anulluar nga VAR për Brighton me protagonist MacAllister, por është Trossard 64’ që i jep avantazhin. Më pas, dopieta e MacAllister(64’ dhe 90+7’) vulosin fatin e ndeshjes, 5-2 për Brighton.