RTSH Sport Live

Maqedonia e Veriut, “ushqim” për Superioren

  • 25/06/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Maqedonia e Veriut, “ushqim” për Superioren
Partizani, Kukësi dhe Egnatia forcohen me lojtarë nga vendi fqinjë

Konfirmohet trendi i tregut të Maqedonisë Veriore që pritet të jetë burimi kryesor i merkatos së Superiores edhe për sezonin e ri. Kukësi është i fundit në radhë që zyrtarizoi një tjetër lojtar nga vendi fqinjë. Bëhet fjalë për të riun Jakup Berisha me të cilin nënshkroi madje një kontratë 3-vjeçare pasi 22-vjeçari ka bërë një xhiro në ekipet e Pelister, Shkupit, Shkëndijës dhe Vardarit. Pak ditë më parë Kukësi afroi edhe qëndërmbrojtësin e Renovës, Ilieski.

Një mbrojtës, po nga maqedonia e Veriut ka afruar edhe Partizani pak ditë më parë. David Atanaskoski, ish-i i Makedonija Gjorce Petrov nënshkroi për një sezon me ekipin e Dritan Mehmetit që do të ketë në dispozicion edhe portierin 25-vjecar Bekim Rexhepi të transferuar nga Shkëndija e Tetovës edhe pse gjatë muajve të fundit ishte huazuar te Skënderbeu.

Në 15 qershor Partizani afroi edhe sulmuesin 24 vjeçar Matej Cvetanoski. Edhe Egnatia është lidhur fort pas tregut të Maqëdonisë së Veriut me afrime të rëndësishme si ai i Nehar Sadikit. Lëvizje të rëndësishme nga skuadrat e Maqedonisë së Veriut që konfirmojnë faktin se Kategoria Superiore në Shqipëri ofron më shumë mundësi për lojtarët për shkak të nivelit më të lartë të futbollit matanë kufirit maqedonas.