RTSH Sport Live

Marcelo Troisi nis zyrtarisht punën si trajner i Flamurtarit

  • 07/09/2022
  • |
  • Futboll Vendi
Marcelo Troisi nis zyrtarisht punën si trajner i Flamurtarit
Tekniku brazilian rikthehet edhe një herë në Vlorë: Kemi përpara një punë të vështirë

Flamurtari me ndryshime në pankinë. Pas largimit të Dritan Resulit tek Flamurtari rikthehet Marcelo Troisi.  Ky i fundit edhe dy vite më parë ka drejtuar vlonjatët dhe tashmë vjen në një ambient që e njeh. Për Troisin drejtimi në pankinë nis me një ndeshje përballë Korabit në Vlorë me qëllim që skuadra të kthehet tek fitorja. Vetë Troisi ka konfirmuar se qëllimi është që skuadra të ngrihet sa më shpejt. Dhe në ndeshjen e rradhës kërkohet fitorja. Troisi ka konfirmuar se pas një bisede me administratrorin Sinan Idrizi u bë e mundur të kthehet në Vlorë.                            

“Ka qenë një telefonatë dhe bisedë me administratorin e klubit dhe mund të themi se jam rikthyer në Vlorë. Kemi përpara një punë të vështirë, por skuadra ka lojtarë cilësorë dhe tani duhet të shohim përpara. Ndeshja e rradhës është me Korabin në Vlorë, një skuadër që luan fort dhe mirë por duhet të mendojmë për atë se çfarë do të bëjmë këtë të shtunë”.

Troisi ka konfirmuar se qëllimi mbetet fitorja me Korabin, ndërsa sipas tij Flamurtari ka një skuadër me lojtarë cilësorë.               

 “Çfarë do të ndryshoj? Jo shumë gjëra, ndoshta nga ana taktike në skuadër pasi lojtarët brenda grupit janë dhe ne do të synojme fitoren. Është një objektiv fitorja të shtunën dhe duhet të rritemi javë pas jave”.

Sipas Troisit objektivi mbetet ngjitja në Kategorinë Superiore ndërsa sipas tij traineri që u largua ka bërë një punë të mirë por tani duhet vazhdimësia.                     

“Objektivi i Flamurtarit dihet që është ngjitja në Superiore, dhe për këtë do të punojmë çdo ditë. Unë e njoh qytetin, e njoh ambientin që padyshim do të jetë një ndihmë e madhe për punën time në drejtim të Flamurtarit”.

Takimi mes Flamurtarit dhe Korabit do të luhet ditën e shtunë në orën 15:00 dhe do të vijë për të gjithë teleshikuesit në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.