RTSH Sport Live

Markez synon vendet e para

  • 20/04/2022
  • |
  • Moto GP
Markez synon vendet e para
Pas rikuperimit, spanjolli ka rifituar besimin

Kampionati Botëror MotoGP zbarkon këtë fundjavë në Evropë me Çmimin e Madh të Portugalisë dhe me shpresën se më në fund do të vendoset stabilitet nëpër skuadra. Ose kjo është ajo që markat e mëdha kërkojnë, të paktën. Honda, Yamaha dhe Ducati zyrtar ende nuk e dinë se çfarë është të fitosh në vitin 2022. Nga markat zyrtare, vetëm KTM dhe Aprilia kanë arritur maksimumin përkatësisht në Indonezi dhe Argjentinë. Bastianini falë Gresini Racing Ducati ka siguruar dy fitore. Evropa gjithmonë nënkupton një fillim të ri të sezonit dhe Repsol Honda Team kërkon të përfitojë prej tij.

Nuk mund të bënte të njëjtën gjë në Argjentinë dhe Austin, dy prej cirkuiteve të cilat kanë statistikat më të mira. Në rastin e parë, mungesa e Marc Márquez për shkak të diplopisë, në Austin, një problem me RC213V, e detyroi pilotin spanjoll ta mbyllte garën në vendin e 6-të. Ndërsa Pol Espargaró u përball me "garën më të vështirë" të jetës së tij për shkak të një virusi në stomak. Prandaj, Honda kërkon rikthimin në Portimao.

Megjithatë, është një pistë ku Marc Márquez nuk ka fituar kurrë, sepse, në fakt, ai ka mundur të bëjë vetëm një garë në tokën portugeze. Ishte viti 2021, në kthimin e tij pas nëntë muajsh, edhe me një fizik larg nivelit të tij maksimal, ai arriti të tregojë talentin e tij dhe të dalë i shtati. Për këtë arsye, ka shpresë për të ëndërruar një rezultat të mirë dhe për t'i krijohet mundësia Márquez, të ngjitet për herë të parë në podium këtë vit.

 "Mezi pres të garoj në Portugali, është një circuit kërkues dhe shumë fizik, por shumë argëtues. Në Shtetet e Bashkuara treguam shpejtësinë tonë dhe atë që jemi të aftë, megjithëse jo gjithçka shkoi në mënyrë perfekte," shpjegon Marc. "Dua të luftoj përsëri dhe të marr rezultate të mira pasi nuk e kam nisur vitin në mënyrën më të mirë. Duhet të vazhdojmë të punojmë me veten dhe me motorin që të arrijmë maksimumin tonë, por e di që edhe unë edhe Honda jemi duke u përmirësuar”.

I shëruar nga virusi i stomakut, Pol Espargaró e kalon këtë fundjavë me më shumë entuziazëm se kurrë. Edhe pse, ndoshta, ardhja në kontinentin e vjetër hedh dritë mbi nevojën që ka motori I markës japoneze për disa përmirësime.

"Me rikthimin në Evropë shpresoj të gjejmë atë që kishim në fillim të vitit. Pas Katarit duket se gjërat I kisha pak kundër, por ka ende shumë gara dhe shumë punë për të bërë. Portimao është një cirkuit që më ka pëlqyer gjithmonë, kështu që me Hondën e re kam shpresa të mira për fundjavën."