RTSH Sport Live

Martin Prenkoçeviç, firmë për Kastriotin

  • 13/08/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Martin Prenkoçeviç, firmë për Kastriotin
Mbrojtësi malazez do të jetë pjesë e krutanëve për dy vite

Martin Prenkoçeviç, futbollisti i ardhur nga Mali i Zi, është lojtari më i ri për Kastriotin e Krujës. Në rolin e mbrojtësit, 23-vjeçari luan jo vetëm në krahë, por edhe në qendër të repartit të prapavijës. Për të dhënat që ka e cilësitë, të cilat krutanët i kanë provuar për disa javë, Prenkoçeviç ka firmosur për dy vite me Kastriotin. Sezonin e kaluar ai ka luajtur 30 ndeshje ndër 14 prej të cilave e ka nisur gjithçka nga minuta e parë. Një lojtar i rëndësishëm që do t’i shërbejë Emiliano Çelës në mbrojtje, pikërisht repartin që ai njeh më mirë.

Kastrioti është duke bërë përgatitjet e fundit për sezonin e ri, ndërsa kampionatin më 20 gusht do ta nisë në transfertën ballshiote duke shpresuar se do të bëjë një sezon të mirë pa e diskutuar më mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar.