RTSH Sport Live

Menaxheri i Përgjithshëm i Dallas arsyeton shkëmbimin e shekullit: Titujt i fitojnë mbrojtjet!

  • 02/02/2025
  • |
  • Basketboll
Menaxheri i Përgjithshëm i Dallas arsyeton shkëmbimin e shekullit: Titujt i fitojnë mbrojtjet!

Dallas Maverics dhe Los Anxhelos Lakers kanë qenë protagoniste të një shkëmbimi, i cili mund të konsiderohet si i shekullit pasi asnjëri prej lojtarëve të përfshirë nuk e kishin kërkuar si dhe vetëm nga njëra nga skuadrat protagoniste e kreu krejt në fshehtësi pa sonduar në fillim tregun.

Luka Donçiç largohet nga Dallasi edhe pse kurrë nuk kishte kërkuar një gjë të tillë ndërsa Maverics kanë shkëmbyer lojtarin e tyre më të mirë, i cili është vetëm 25-vjeç, duke kontaktuar vetëm me Lakers dhe pa sonduar merkaton.

Kjo strategji e ndjekur nga skuadra teksane kuptohet edhe më shumë tani pas fjalëve të para të Menaxherit të Përgjithshëm të ekipit të Dallasit. Niko Harrison ka shpjeguar se kërkonte që të merrte në ekip një lojtar Entoni Dejvis pasi sipas tij janë mbrojtjet ato që u japin titujt skuadrave. “Unë mendoj se skuadrat me mbrojtje të mirë fitojnë titujt. Mendoj se duke firmosur me një qendër mbrojtëse, i cili ka në mentalitet lojën difensive na jep më shumë mundësi të fitojmë titullin”, tha Harrison.