RTSH Sport Live

Moto GP: Ducati përpara, Rossi i 9-ti

  • 26/03/2021
  • |
  • Moto GP
Moto GP: Ducati përpara, Rossi i 9-ti
Jack Miller mbylli seancën e dytë në Losail me kohën më të mirë përpara Bagnaia, Valentino në dhjetëshen e parë

Jack Miller mbyll seancën e dytë të provave të lira të Grand Prix të Katarit me kohën më të mirë, e para e sezonit të ri MotoGP. Australiani, në fundjavën e tij të parë të garës me ekipin zyrtar të Ducati, e mbylli me një kohë 1 "53'387 përpara shokut të ekipit Francesco Bagnaia në 1" 53'422. Koha e tretë më e mirë, për Fabio Quartararo, i cili u bashkua me Yamaha Factory në 2021. Një e premte inkurajuese edhe për Valentino Rossi, i cili kthehet përsëri në dhjetëshen e parë dhe e mbyll me kohën e nëntë më të shpejtë në 1 "53'874.

Suzuki më i mirë nuk është ai i kampionit të botës Joan Mir (vetëm i njëmbëdhjeti) por i bashkatdhetarit Alex Rins, i cili gjen kohën e shtatë më të shpejtë. Pas tij, Maverick Vinales, Yamaha i dytë më i mire, në një fundjavë të Ducati (Pramac i Zarco është i pesti). I shtati Franco Morbidelli, i cili me motorrin e tij të ekipit Petronas, paraqitet më mirë se shoku i tij i skuadrës, Valentino Rossi. Pol Espargaro mbyll dhjetë të parët, piloti numër një i Honda në pritje të kthimit të Marc Marquez.