RTSH Sport Live

Moto GP, dueli Rossi-Marquez. Valentino: E kujtoj akoma 2015-ën

  • 18/02/2021
  • |
  • Moto GP
Moto GP, dueli Rossi-Marquez. Valentino: E kujtoj akoma 2015-ën
Grand Prix i Malajzisë 2015 është ende një nga episodet më të përfolura në botën MotoGP

Kanë kaluar më shumë se pesë vjet, por Grand Prix i Malajzisë 2015 është ende një nga episodet më të përfolura në botën MotoGP. Kontakti midis Valentino Rossi dhe Marc Marquez, që rezultoi në rënien e këtij të fundit, ishte pika e kthesës e këtij Kampionati Botëror, duke pasur parasysh penalltinë e dhënë ndaj Doktorit për garën e ardhshme, e cila në fakt i dha titullin Jorge Lorenzo. Gjatë një episodi të serialit "Rruga 46-Rruga 93" e transmetuar në DAZN Spanjë, protagonistët risjellin edhe njëherë në kujtesë episodin e ndodhur.

"Mendoj shumë për vitin 2015. Ndjenja ime është e njëjtë me atë të dielë pas garës, edhe nëse kanë kaluar pesë vjet - tha Valentino Rossi gjatë speciales. - Kështu që mendoj se do të jetë gjithmonë kështu". Santi Hernandez, shefi teknik i Marc Marquez, është i sigurt se ai nuk do ta harrojë shpejt këtë histori: "Ne do të flasim për të gjitha këto përsëri kur të gjithë të dalim në pension dhe dikush do të nxjerrë një libër. Atje të vërtetat do të zbulohen”.