RTSH Sport Live

Moto GP, Joan Mir: Të jesh lider është fantastike

  • 19/10/2020
  • |
  • Moto GP
Moto GP, Joan Mir: Të jesh lider është fantastike

Fantastike të jesh në vend të parë në renditjen e përgjithshme, por duhet të mendoj garë pas gare për të qëndruar sa më konstant”. Është kjo deklarata e Joan Mir pas vendit të tretë në Aragon, që i dha mundësinë për tu ngjitur në vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm. “Urimet shkojnë për Alex Rins i cili zhvilloi një garë të shkëlqyer”, ka theksuar lideri i ri i Moto GP, ende me zero fitore. “Do përpiqem të fitoj, besoj se do ia dal mbanë”.  

“Nuk jam shumë i kënaqur me garën, kam luftuar shumë në xhirot e fundit, kishim problem me pjesën e përparme. Ishte e vështirë, në një moment mendova se mund të fitoja, por kur isha pas Rins, kasha një problem me motorrin dhe humba shumë. Në disa pjesë të pistës u  ndjeva shumë mirë, isha në gjendje te qëndroja nga brenda, porn ë xhiron e fundit shkova shumë larg dhe më parakaloi edhe Marquez. Jam pak i zhgënjyer sepse isha i bindur se ishte dita ime, por gjithsesi jam i kënaqur me podiumin”.

Gara për titull. “Mendoj se të katër pilotët që janë pas meje, janë të rrezikshëm. Dovizioso ka përvojën për të fituar të gjitha garat në vazhdim dhe ne duhet të bëjmë llogaritë edhe me të. Si mund të bëhesh kampion bote? Duke fituar të paktën një garë. Nëse jo, atëherë duke u ngjitur gjithmonë në podium”.