RTSH Sport Live

Moto GP: Kuartararo, ”tiran” në Hollandë

  • 27/06/2021
  • |
  • Moto GP
Moto GP: Kuartararo, ”tiran” në Hollandë
Francezi dominon në pistën e Asenit, dështojnë Rosi e Markez

Fitore tirani për Fabio Quartararo në Çmimin e Madh të Hollandës në Moto GP. Francezi i Yamahas dominoi në pistën e Asenit që konsiderohet edhe si universiteti i garave me motorrë, duke thelluar diferencën në klasifikimin e përgjithshëm pasi tani komandon me 34 pikë më shumë se Johan Zarco, i katërti në finishin e garës së kësaj të diele.

Përvec xhirove të para ku beteja u zhvillua me italianin  Pecco Bagnaia, Quartararo diktoi ligjin në Assen ku arriti edhe suksesin e katërt sezonal ndërsa Yamaha mbylli një fundjave perfekte me podiumin pothuajse të sajin pasi Maverick Viñales u rendit në vendin e dytë përpara Suzukit të kampionit të botës Joan Mir.

Nisja e italianit Bagnaia me Ducati dha sinjale pozitive se mund të zhvillohej një garë e luftuar por Yamaha vendosi të niste shkëputjen në xhiron e shtatë kur regjistroi kohën më të shpejtë, poshtë 1.33 dhe më pas Quartarato zhvilloi një garë pothuajse në vetmi të plotë duke fituar metra të çmuar gjatë çdo xhiroje.

Garë sërish negative për Valentino Rossin që u rrëzua në një nga pistat më të dashura të tij, ndërsa Marc Marquez që fundjavën e kaluar triumfoi në Gjermani pas një mungese të gjatë, e interpretoi në mënyrën më të mirë të mundshme këtë garë edhe pse vuajti shumë duke e mbyllur në vendin e shtatë. Një pozicion më poshtë  u rendit Aprillia e Aleix Espargaro ndërsa dhjetëshen e parë e mbyllën Takaaki Nakagami e Pol Espargaro.