RTSH Sport Live

Moto GP “ndez” motorrët

  • 14/01/2022
  • |
  • Moto GP
Moto GP “ndez” motorrët
Të shtunën prezantohet motori 2022 i skuadrës Gresini

Janari do të jetë shumë i nxehtë për skuadrat e motorëve që do të konkurrojnë në botërorin 2022. Ato janë gati për të zbuluar motorët dhe skuadrat që do të marrin pjesë në gara për të luftuar për titullin MotoGP 2022. Të gjithë janë në ndjekje të Fabio Quartararos, fitues të kampionatit botëror të 2021 si dhe Ducatit të Francesco Bagnaia. Nëse në testet e nëntorit në Jerez, skuadrat kanë provuar elementet e para të reja, ndërsa do të jetë Sepangu ai që do të vendosë se cilët motorë  do të zbresin në pistë për të testuar motorët që do të prezantohen zyrtarisht, në ditët në vijim.

 I pari që do të prezantohet është Skuadra Gresini, që në 15 janar, në orën 11.00 do të paraqesë krijesën e re, me motor Ducati, sëbashku me dy pilotët Enea Bastianini e Fabio Di Giannantonio. Më pas radhën e re skuadra e re ËithU Yamaha Rnr, me të cilën do të garojnë Andrea Dovizioso dhe rishtari Darryn Binder. Motori i tyre do të prezantohet në 24 janar. Në 2 shkurt radhën e ka Skuadra Pramac, me Johann Zarco e Jorge Martin.

Në vigjilje të testeve të Sepang do të jetë momenti i Yamahas zyrtare, që do të prezantohet nga kampioni i botës në fuqi, Fabio Quartararo dhe shoku i tij i skuadrës, Franco Morbidelli. Në 4 shurt prezantohet Suzuki, me pilotët Joan Mir dhe Alex Rins. Duhet të presim 9 shkurtin për të parë HRC Hondën e re, të Marc Marquez e Pol Espargaro. Gjithnjë në ankth për të parë edhe kushtet shëndetësore të 8 herë kampionit të botës. Nuk ka ende një datë për prezantimin e Ducatit, kampion bote në fuqi për konstruktorë. Gjithsesi skuadra italiane duhet ta paraqesë Desmosedicin e saj deri në 28 shkurt.