RTSH Sport Live

Moto GP, suksesi i Miller: Dy herë radhazi, fantastike

  • 16/05/2021
  • |
  • Moto GP
Moto GP, suksesi i Miller: Dy herë radhazi, fantastike
Australiani komenton suksesin e arritur në Çmimin e Madh të Francës, i dyti radhazi

Triumf i pilotit australian të Ducati, Jack Miller në garën e Çmimit të Madh të Francës në Moto GP të zhvilluar në pistën e Le Mansh. E nisi nga vendi i tretë, por arriti të rikuperojë dhe triumfojë, duke korrur suksesin e dytë radhazi sezonal.

"Dy fitore radhazi, janë fantastike. Unë mund të falënderoj vetëm ekipin,  janë të mrekullueshëm”.  Miller komenton fitoren e tij në Francë, në raundin e pestë të Kampionatit Botëror, MotoGP 2021.

Kjo është fitorja e dytë për australianin, pas asaj në Jerez, duke u treguar shumë i lumtur dhe i kthjellët në analizën e një gare të çmendur: "Gara ishte shumë e ndezur. Praktikisht nuk kishte erë para garës. Pastaj në gjysmën e saj, erdhi era, shiu dhe kur u kthyem në xhirot e para me gomat e lagura ishte e vështirë".

Në vendin e dytë u rendit francezi Johann Zarco me Ducatin tjetër, ndërsa i treti u klasifikua francezi tjetër Fabio Quartararo me Yamaha.

Pos. P. Nr. Rider Nation Team Bike Km/h Time/Gap
1 25 43 Jack MILLER AUS Ducati Lenovo Team Ducati 142.9 47'25.473
2 20 5 Johann ZARCO FRA Pramac Racing Ducati 142.7 +3.970
3 16 20 Fabio QUARTARARO FRA Monster Energy Yamaha MotoGP Yamaha 142.2 +14.468
4 13 63 Francesco BAGNAIA ITA Ducati Lenovo Team Ducati 142.1 +16.172
5 11 9 Danilo PETRUCCI ITA Tech 3 KTM Factory Racing KTM 141.8 +21.430
6 10 73 Alex MARQUEZ SPA LCR Honda CASTROL Honda 141.7 +23.509
7 9 30 Takaaki NAKAGAMI JPN LCR Honda IDEMITSU Honda 141.4 +30.164
8 8 44 Pol ESPARGARO SPA Repsol Honda Team Honda 141.2 +35.221
9 7 27 Iker LECUONA SPA Tech 3 KTM Factory Racing KTM 140.9 +40.432
10 6 12 Maverick VIÑALES SPA Monster Energy Yamaha MotoGP Yamaha 140.9 +40.577
11 5 46 Valentino ROSSI ITA Petronas Yamaha SRT Yamaha 140.8 +42.198
12 4 10 Luca MARINI ITA SKY VR46 Avintia Ducati 140.3 +52.408
13 3 33 Brad BINDER RSA Red Bull KTM Factory Racing KTM 140.0 +59.377
14 2 23 Enea BASTIANINI ITA Avintia Esponsorama Ducati 139.8 +1'02.224
15 1 53 Tito RABAT SPA Pramac Racing Ducati 139.5 +1'09.651
16   21 Franco MORBIDELLI ITA Petronas Yamaha SRT Yamaha 118.4 4 Laps
Not Classified
    93 Marc MARQUEZ SPA Repsol Honda Team Honda 137.6 10 Laps
    41 Aleix ESPARGARO SPA Aprilia Racing Team Gresini Aprilia 138.7 12 Laps
    88 Miguel OLIVEIRA POR Red Bull KTM Factory Racing KTM 137.6 15 Laps
    42 Alex RINS SPA Team SUZUKI ECSTAR Suzuki 128.6 15 Laps
    32 Lorenzo SAVADORI ITA Aprilia Racing Team Gresini Aprilia 137.1 16 Laps
    36 Joan MIR SPA Team SUZUKI ECSTAR Suzuki 155.2 23 Laps